Sot u raportua se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë nisur drejt Jarinjës, mirëpo nuk u dha ndonjë arsye për këtë veprim.
Siç mëson Portali Mërgata, arsye e mobilizimit të policisë janë motoçiklistët serbë të cilët nga mbarë Serbia u mblodhën për të ardhur në Kosovë.
Një gjë e tillë, do të haste në kundërshtimin e autoriteteve kosovare.
Ata kishin planifikuar të vizitonin Leposaviqin, Zveçanin dhe të ndaleshin në Mitrovicë të Veriut. /PortaliMërgata/