“Kish ndryshu krejt si figurë – nuk ishte ai Abedini që e kam njoftë”, komshiu flet pas vrasjes së trefishtë në Lipjan

Krimi që ndodhi brenda një familje në Rufc të Lipjanit ka tronditur vendin. Atje Abedin Bekteshi ka vrarë gruan, djalin e tij dhe vetveten.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rastit.

Për Gazetën Insajderi ka folur komshiu i parë i Abedin Bekteshit, ai tha se sot e ka parë atë.

“Sot e kam parë, tu shku për Lipjan më ka përshëndet. Po kish ndryshu krejt si figurë. Nuk ish në fytyre ai Abedini që e kam njoftë”, tha kushëriri i tij.