Analistja, Kimete Berisha, ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ky e konsideron Kosovën si “nënkoloni” amerikane.
Ajo thotë se Kurti është në “gjendje të rëndë psikike” – andaj po mundohet ta pavarësojë Kosovën nga SHBA, shkruan Portali Mërgata.
“Mundohet t’i ‘vras’ kolonizatorët me armët e tyre, me ushtarët e tyre, t’i shfrytëzojë ushtarët e NATO-s në luftë kundër NATO-s”, shkruan ajo.
Madje sipas saj, të gjithë po “çuditen” me kryeministrin tonë.
Postimi i plotë:
Për Albin Kurtin, Kosova është neokoloni e Amerikës!
Në një ligjeratë në Oxford, më 2022 Albin Kurti pati thënë se pas luftës, Kosova u bë neokoloni e perendimit.
Sipas tij, Kosova është koloni e Amerikës, prandaj ai po përpiqet ta pavarësojë Kosovën nga Amerika.
Është në gjendje aq të rëndë psikike sa që po e lufton politikën e perendimit me armët e perendimit. Po
mundohet t’i ‘vras’ kolonizatorët me armët e tyre, me ushtarët e tyre, t’i shfrytëzojë ushtarët e NATO-s në luftë kundër NATO-s.
Bota po çuditet.
Escobar tha që është shumë konfuz.
Nuk po arrijnë t’ia gjejnë lidhjet me Rusinë.
Amerika konstatoi se Albin Kurti po punon në favor të Rusisë, ama jo me kërkesën e Rusisë.
Rusia nuk e ka imagjinuar se ka shqiptar që punon në favor të saj, pa e porositur.
Përgjigja për gjestet e Albin Kurtit nuk mund të gjendet në Rusi, mund të kërkohet vetëm në neuropsikiatri dhe në burgun e Serbisë nga i cili Albin Kurti ende nuk ka dalë mendërisht.
Si ato fatale-t, e la Escobarin ta priste në takim, derisa vet po e shikonte një lojë sporti.
Deshi t’ia bënte me dije botës mbarë, se për të, më e rëndësishme ishte loja se sa urgjenca amerikane për shuarjen e zjarrit në Veri.
Escobarit iu desht të sillet si nevojtar, ta priste Albin Kurtin derisa të ‘frustrohej mjaftueshëm’, për t’u takuar me Escobarin.
Escobar doli nga takimi me duar në kokë.
Tha: Albin Kurti po na injoron.
Albin Kurti e trajton Amerikën sikurse Serbinë – pushtuese.
Nuk do të kishte shkuar kaq larg sikur mos ta kishte një ‘informatë’ se Escobar do të mund të zëvendësohej me një tjetër ‘kolonizator’, më sikushi.
E, ndërrimin e emisarit e sheh si një mundësi që negociatat të nisin nga fillimi, dhe bash kjo i nevojitet Albin Kurtit – të blej kohë për ta shtyer kohën.
Escobar u ankua se sa herë që takohet me të, Albin Kurti është i fiksuar me Serbinë, flet veç për Serbinë. Bashkë me Bislimin.
Albin Kurti e bombardon Escobarin me informata të ditura e të panevojshme, për t’iu shmangur zgjjdhjes së problemit.
Albin Kurti është i prirur të bëj bullizëm intelektual ndaj ‘deleve’ të tij të cilat shkojnë pas ujkut dhe ëndërrojnë që një ditë t’i hajë ujku.
Me të njëjtin disponim, me ndjenjën e superioritetit ehe të paarritshmit, Albin Kurti e bullizon intelektualisht emisarin Escobar (për Lajçakun mos të flasim), për ta nervozuar, për t’ia nxjerr të keqen, për ta bërë të ndjehet jokompetent dhe inferior.
Albin Kurti, me vetëdije të plotë dhe në mënyrë të përsëritur i injoron këshillat e Amerikës.
Në kulmin e krizës politike ka zgjedhur ta kalojë kohën nëpër salla sportive, prej nga edhe po tallet me kërkesat e emisarin amerikan.
Sot, pasi shikoi xhudo, në atë të nxehtë, i çoi të fala Escobarit: ‘Nuk mund të arrini asgjë me trysni’!
Këtu nuk ka më diplomaci. Nuk ka më politikë.
Letrat janë hapur.
Janë letra të dehura nga mllefi. Albin Kurti ka dalë hapur kundër Amerikës dhe BE-së, ndërsa Amerika ka dalë hapur kundër Albin Kurtit.
Armiqësinë ndaj Amerikës do ta mund ta fshihte mes shkronjave dhe ta shprehte më butë, por e ka një vurmak:
– E zgjati mandatin e UNMIK-ut.
– E ri-faktorizoi rolin e OSBE-së.
– E rrezikoi zhbërjen e shtetit të Kosovës.
P.S. Albin Kurti nuk është i pari në asgjë.
As në injorimin e Amerikës.
Sali Berisha është i pari shqiptar që shpifte dhe tallej pa pushim me ambasadorët amerikanë.
Gazetarët e tij, ambasadoren amerikane, Kim – e thërrasin Kimete.
E pyeta njërin në Tiranë, po pse e thërrasin Kimete!
Tha, për ta nënçmuar, demek, Kimete…turke.
– ‘Turke – turke’, por
jemi femra e gjysmë, që na mban mend sa të jesh gjallë.