Për rrëmbimin e tre policëve kosovarë ka reaguar edhe kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ky ka fajësuar qeverinë për thirrjet për ndihmë bërë ndërkombëtarëve, shkruan lajmi.net.
Siç shprehet ai, Kosova nuk e meriton një ditë të dillë.
Postimi i plotë:
Të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.
Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar.
Kosova nuk e meriton një ditë të tillë.
Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri.