KFOR-i turk do ta ruaj veriun, ky është reagimi i NATO-s

(U.S. Army photo by Cpl. Skyler Schendt, 111th Public Affairs Detachment, Nebraska National Guard)

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se do të nisë për në Kosovë një batalion rezervë të ushtarëve pas kërkesës së bërë nga NATO.

Një vendim i tillë i NATO-s për rritjen e numrit të forcave në Kosovë ka ardhur pas ngjarjeve dhe tensioneve në veri të Kosovës. Këtë vendim të Turqisë e ka mirëpritur Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, e cila tha se KFOR po monitoron situatën nga afër.

“Mirëpresim vendosjen e Batalionit Rezervë Operacional të Turqisë në Kosovë për ta përforcuar KFOR-in. JFC Napoli po monitoron nga afër situatën dhe KFOR-i mbetet i përkushtuar në ndërtimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë në Kosovë”.

Ushtarët turq do të vendosen në Kazermën “Sulltan Murat” përgjatë katër dhe pesë qershorit.

Në këtë kontekst thonë se Turqia po ndjek nga afër zhvillimet në Ballkan, ku thonë se Turqia ka lidhje historike dhe kulturore.

Në këtë kontekst thonë se Turqia po ndjek nga afër zhvillimet në Ballkan, ku thonë se Turqia ka lidhje historike dhe kulturore.