Kryetari i Shtimes, Qemajl Akiu ka publikuar fotografinë e mërgimtareve që vdiqën në aksident në Kroaci, rrugës duke ardhur për Kosovë.
Bëhet fjalë për Njomza Olluri Gashin si dhe OIta Gashin, shkruan Portali Mërgata.
Të njëjtat janë nënë e bijë.
Postimi i plotë i kryetarit të Shtimes:
Jemi tronditur thellë nga lajmi i kobshëm i aksidentit me fatalitet që e ka pësuar bashkëqytetari ynë Safet Gashi nga fshati Pjetërshticë.
Gjatë rrugës së kthimit për në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore, për fat të keq në shtetin e Kroacisë, familja Gashi kanë pësuar aksident me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekura Njomza Olluri-Gashi dhe Olta Gashi.
Ky lajm i trishtë na ka prekur skajshmërisht andaj familjeve Gashi dhe Olluri, miqve e të njohurve të tyre ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi të rëndë që na ka goditur të gjithëve.
Safetit dhe djalit të tij u urojmë shërim të shpejtë dhe lutemi që ky të jetë rasti i fundit ku bashkëkombasit tanë pësojnë aksidente e humbin jetën në rrugë. /PortaliMërgata/