“Këtë javë do arrestohet ministrja” – Nga VV thonë se po shantazhohet nga kryeprokurori Isufaj

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj ka thënë se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj po shantazhon me “këtë javë do të arrestohet ministrja”. 

Përmes një postimi në Facebook, Rexhaj thotë se Isufaj është ai që ia ka hequr fletëarrestin Radojiçiqit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, e që sipas tij meqenëse ai ia bën agjendën prokurorit të rastit, le ta marrë vetë këtë rast për siç e quan ai “ta shfryjë mllefin që ka me qeverinë”.

Postimi i plotë i Rexhajt: 

“Blerim Isufaj, kryeprokurori i Speciales, ai që ia ka hequr fletëarrestin Radojiçiqit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, nuk po lë vend pa shantazhuar me “këtë javë do arrestohet ministrja”. 

Meqë kryeprokurori ia bëka agjendën prokurorit të rastit, le ta marrë vet këtë rast, ta shfryjë gjithë mllefin që ka me qeverinë. 

Kështu me gjasë shpreson pak, edhe ca ditë s’e do ta kontrollojë zgjedhjen e pozitave drejtuese në sistemin prokurorial këtë mes shtator“.