Këta janë tre të rinjtë që vdiqën në aksidentin e tmerrshëm në Prizren

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak para mesnatës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku kanë vdekur tre persona.

Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj janë tre personat që kanë vdekur në aksident.

Mediat kanë raportuar se ky aksident ka ndodhur gjatë një gare me makina pranë autostradës “Ibrahim Rugova”

Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45.Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë.