Kërcënon Vuciq: Mund të ketë konflikt të madh në veri

Presidenti serb, Aleksander Vuciq, ka paralajmëruar sot se gjendja në veri të Kosovës mund të eskalojë.

Në një deklarim për mediat në Serbi, Vuciq ka thënë se në veri mund të ndodhë “ajo që deri tash as nuk është imagjinuar, shkruan Portali Mërgata.

“Jam i frikësuar nga pasiguria gjenerale, jo-stabliteti, por edhe nga konfliktet e mëdha, sepse serbët nuk mund ta durojnë këtë. Dhe e di se ai që e ka shkaktuar atë, pretendon dhe ëndërron të jetë Zelensky dhe nuk do të dorëzohet”, tha Vuciq.

Nësër ndërkaq nga ora 07:00 e mëngjesit është paralajmëruar protestë nga serbët e veriut. /PortaliMërgata/