Gazetari, Adriatik Kelmendi ka reaguar për deklaraten e kryediplomates, Donika Gërvalla, e cila Bashkimin Evropian e quajti “tigër prej letre”, gjë që shkaktoi një “mal” me reaksione.
Në një postim në Facebook, ai madje ka thënë se do të kalojnë dekada e fëmijët në shkolla do të mësojnë se si në këtë kohë Kosovën “e kishte kapluar budallakia e poshtërsia”, shkruan Portali Mërgata.
Sipas Kelmendit, Kosova ka mbetur e izoluar dhe përqeshur nga bota.
Postimi i plotë i Kelmendit:
Blinkeni naiv.
Scholzi, Makroni, Melloni tigra prej letre.
Edi Rama tradhëtar.
E Donika Gërvalla gjeni.
Dmth do të kalojnë vjet e dekada e fëmijët do të mësojnë në shkollë se si në këtë kohë Kosovën e kishte kapluar badallaku e poshtërsia, e cila e kishte izoluar e përqeshur prej krejt botës.
PS1. Edi Rama e shkarkoi menjëherë ministrin e Brendshëm për një rrahje të familjarëve të një deputeti. Vetë deputeti dha dorëheqje.
Te ne skandali nuk po e pret skandalin dhe kujt s‘i mungon thoi.
PS2. A keni menduar ndonjëherë se si dikush për 20 vjet nuk ia ka dalë ta ketë një vend dinjitoz pune dhe përnjëherë është bërë ministër ose ministre, deputet ose deputete? Këta i shohim më aktivët dhe më agresivët sot. Nuk kanë çka humbin!. /PortaliMërgata/