Deputeti Bekim Haxhiu i cili sot ishte i pranishëm në protestën e veteraëve të UÇK-së, në një prononcim për media pati dy fjalë edhe për ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla.
Ai tregoi momentin se si gjatë luftës kishte ikur Sveçla dhe nuk ishte kthyer më në vijat e frontit kur po përballeshin me ushtrinë serbe.
“Pak para ofenzivës së shtatorit, ka ikë, se e ka rrokë barku, ka ardhë për Prishtinë”, tha ai.
Më tutje Haxhiu ka një cilësim goxha djegës për ministrin aktual të Brendshëm.
“Ai është një dezerter i luftës i cili ka ikë në vitin 1998 prej vijës së frontit dhe e ka braktisë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ai.