Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas dëshmisë së dëshmitarit të Prokurorisë në Speciale.
Kajtazi ka bërë thirrje që të mos linçohet dëshmitari Idrizi pasi po dëmtohen të akuzuarit.
Në fund Kajtazi ka shkruar se dëshmitari i Prokurorisë më shumë po ju ndihmon të akuzuarve sesa ata që po e kërcënojnë.
Postimi i plotë:
O njerez, nese po mendoni qe jeni duke u ndihmu te akuzuarve ne Hage me ane te linçimeve, kercenimeve, fyerjeve te deshmitarit i cili po deshmon me emer e ftyre te zbuluar, atehere e keni gabim.
Po e beni te kunderten, pra po i demtoni te akuzuarit.
Ky deshmitar po ju ndihmon te akuzuarve ma shume sesa ju.
Ai dhe gjithe te tjeret duhet te ndjehen te lire per te deshmuar dhe per te jetuar kudo qe ata duan. Te pa cenuar.
Dijeni se ma shume po ju ndihmon ai te akuzuarve sesa ju qe po e kercenoni ate!