Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë një reagim pasi Radojica Radomiroviq, i cili u emërua zëvendësministër në Qeverinë Kurti më 25 maj, kishte qenë pjesë e ushtrisë jugosllave gjatë luftës në Kosovës.
Duke përshkruar situatën e vitit 1998 gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kajtazi u shpreh se ushtria serbe kishte nisur masakrimin e familjes Jashari në Prekaz pikërisht nga kazerma në Mitrovicë, aty ku shërbente edhe Radomiroviq.
E tash sipas Kajtazit, Radomiroviq është emëruar zëvendësministër në Qeverinë Kurti, transmeton Paparaci.
Kajtazi tha se për ta përshkruar situatën e vitit 1998, “nga kazerma në Mitrovicë – ku shërbente zv/ministri Radomiroviq i emëruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – ushtria serbe ishte nisur për masakrimin e familjes Jashari në Prekaz”.
“Me pershkru situaten e vitit 1998 kur Familja Jashari ishte vene nen sulmin masiv te ushtrise serbe: Nga kazerma në Mitrovicë, ku shërbente zv/ministri serb i emëruar nga Kurti, ushtria serbe ishte nisur për masakrimin e Jasharëve…”, shkroi Kajtazi në Facebook.
Ai po ashtu shkroi shkurtimisht se “pasojat dihen”, transmeton Paparaci.
“Ushtari i Serbise i cili sherbente ne kazermen qe kishte nisur shfatosjen e Jasharajve, sot eshte zevendesminister ne Qeverine e Albin Kurtit”, shtoi ai.
Radoica Radomiroviq, më 25 maj të këtij viti ishte emëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim.
Por ai e ka pranuar se ka qenë pjesë e luftës së Kosovës, por thotë se nuk ka marrë pjesë në operacione luftarake.
”Po kam qenë pjesëmarrës në luftën në Kosovë…por skam marrë pjesë në operacione luftarake”, ka thënë Radoica Radomiroviq për Nacionalen, pyetur rreth këtyre informacioneve. Zëvendës Ministri serb i emëruar nga Kryeministri Kurti, thotë se gjatë viteve 1998-1999 “kam punuar si civil në administratë në Kazermë në Mitrovicë” duke e mohuar të ketë marrë pjesë në operacione luftarake“, ka thënë ai.