Kadri Veseli qesh kur dëshmitari thotë se e përkrah Albin Kurtin e Vjosa Osmanin: Ka ardh një njeri prej qiellit

Në seancën e radhës gjyqësore që është mbajtur ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ka dëshmuar një ish-anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Atij nuk i është zbuluar identiteti shkaku i rrezikut që mund t’i kanoset, ndërsa i njëjti ka folur edhe për orientimin e tij politik, shkruan Portali Mërgata.

Ai ka thënë se gjatë kohës së luftës ishte me LDK-në, ndërsa ka thënë se tash e përkrah Albin Kurtin, Vetëvendosjen dhe Vjosa Osmanin.

“Ka ardhë një njeri prej qielli, shumë i zgjutë, shum i mirë”, ka deklaruar ai ndër të tjerash.

E çfarë ka rënë në sy gjatë dëshmisë së dëshmitarit, ishte fytyra e buzëqeshur e ish-kryeparlamentarit, njëherësh ish-kryetar i PDK-së, Kadri Veseli.