Disa haxhilerë shqiptarë janë kthyer nga Meka.
Ata me të mbërritur në aeroport janë pritur nga gazetarët, ku edhe kanë treguar për përvojën e tyre në atë që ata e konsiderojnë si shtyllë të islamit dhe si obligim që duhet kryer, pra vizitën në Haxh, shkruan Portali Mërgata.
Një prej tyre, ka treguar se si atje ka harxhuar rreth 25 mijë euro.
“Vallahi shumë kanë shku, diku nja 25 mijë euro. Me shoqën kam shku. Të kënaqun jem. Kemi kalu shumë mirë, më mirë nuk ka ku të shkojë, ma mirë nuk ka. Më ka pëlqyer më së shumti pjesa e Medinës”, tha ai. /PortaliMërgata/