Jep dorëheqje kryetari i VV-së në Zvicër: Janë në gjendje të shkelin nëpër kufoma për t’i arritur qëllimet e veta

Nderim Ibrahimi, kryetar i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Ai këtë e ka njoftuar nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”-un e tij. Në të, ai ka akuzuar strukturat e kësaj partie për injorim të” aktivistëve të dalluar”.

“Nga sot e tutje largohem edhe si aktivist i Lëvizjes dhe mbetem vetëm simpatizant i saj, pasi që nuk dua të jem në mesin e disa profiterëve të cilët çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se të njëjtit janë në gjendje të shkelin edhe nëpër kufoma, vetëm e vetëm për t’i arritur qëllimet e veta dhe për t’i plotësuar egot e tyre të sëmura”, ka shkruar Ibrahimi.

Ibrahimi ka thënë se vazhdon të mbetet mbështetës i kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, “por jo edhe strukturës aktuale”.