Jakup Krasniqi feston ditëlindjen, urohet me emocione nga vajza: Jetofsh sa malet

Ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, feston sot ditëlindjen. 

Ai mbush 73 vite jetë.

Ditëlindjen nga largësia, përmes një postimi në Facebook, ia ka uruar vajza e tij, Gresa. 

“Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde”, shkruan ajo. 

Ajo uron që Krasniqi të kthehet në shtëpi, i lirë. 

Postimi i plotë: 

Babi 

Në çdo 31 dhjetor, pak para mesnates kur të gjithë ndiznin fishekzjarret, ne ndiznim qirinjët për torten e ditëlinjës tënde.  

Tradita vazhdon edhe sot, festojmë gjithmonë lindjen e një njeriu të jashtzakonshëm. 

Po hym në vitin 2024 me një dëshirë të vetme; kthimin tënd në shtëpi dhe me një urim të thjesht; jetofsh sa malet e Shqipnisë. 

Urime ditëlindjen Babi!  

Me dashuri e mall pa fund: Sevdija, Gresa, Qendresa, Altini dhe Çlirimtarja.