Ish-këshilltarit të Isa Mustafës i vdes babai

Avokati Besnik Berisha ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë.

Ai këtë e ka bërë nëpërmjet një postimi në Facebook duke treguar se për kohën e varrimit do të njoftohet së shpejti.

Berisha kishte njoftuar tash e disa kohë se babai i tij është në gjendje të rëndë shëndetësore.