Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka folur për kohën sa ishte në VV dhe largimin nga ajo.
Aktualisht, Krasniqi ka deklaruar se qeveria aktuale është e rrezikshme dhe se do të punonte ‘ditë e natë’ për ta rrëzuar, shkruan Portali Mërgata.
Kjo nuk është hera e parë që Krasniqi kritikon qeverisjen e Kurtit. Më herët ai kishte deklaruar se e ka ndihmuar Vetëvendosjen edhe me financa, ndërsa kishte deklaruar se pagën e tij si deputet nuk e kishte marrë asnjëherë, pasi që të plotë e kishe dorëzuar për partinë e cila ishte atë kohë në opozitë.
Kujtojmë që Krasniqi ka qenë deputet nga radhët e LVV-së gjatë viteve 2011-2014, kur kjo parti ishte në opozitë. /PortaliMërgata/