Ish deputeti i VV-së e kujton një rast me Kurtin: Dera e autobusit ia zuri dorën një deputetes, ai s’mund të ndalej duke qeshur

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, tashmë që është distancuar publikisht nga kjo parti, ka folur për kohën sa ishte mik i kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka treguar për veset apo vetitë e Kurtit, me aq sa ai ka parë sa ka qëndruar me të, shkruan Portali Mërgata.

Florin Krasniqi ka përmendur edhe një rast, duke shpjeguar se me çfarë i qeshet Kurtit më shumë, gjithmonë sipas fjalëve të Krasniqit.

“Ai vdes tu qesh, nuk di me u ndal, kur i ndodh naj ‘tragjedi’ dikujt. Për shembull me u rrëzu dikush, ai nuk di me u ndal tu qesh. Më kujtohet një herë një deputetes i ishte zënë dora me deren e autobusit, se ishim në autobus dhe dera ia zuri dorën që i kishte disa gjëra në dorë, ia zuri dorën jashtë. Kurti nuk dinte me u ndal tu qesh, edhe në dhomë kur kemi shkuar vazhdonte me qesh”, ka deklaruar Krasniqi në RTV Dukagjini.

Ai ka treguar edhe për donacionet e tij personale për partinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë për një kohë ua kam dërguar Vetëvendosjes nga 2 mijë euro në muaj, ndërsa gjatë kohës që jam votuar si deputet, të gjithë rrogën time ia kam dhënë partisë. Zero euro kam marrë për vete”, ka deklaruar Krasniqi. /PortaliMërgata/