Isa Mustafa për arrestimin e Besnik Berishës: Ishte këshilltar imi në qeverinë pa asnjë rast korruptiv

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka reaguar për arrestimin e avokatit Besnik Berisha. 

Ai tha se përkrahësve të pushtetit në debate televizive, iu nevojitej ta thonë se Berisha ka qenë këshilltar i tij, në kohën e Qeverisë Mustafa. 

“Kjo që ka qenë këshilltar imi si Kryeministër i Republikës së Kosovës është më se e vërtetë. I dijshëm, i aftë, i guximshëm. Këshilltar i të vetmes qeveri që e përfundoi mandatin pa asnjë rast korruptiv. Dhe kjo është edhe meritë e madhe e Besnikut”, shkroi Mustafa, transmeton Klankosova.tv. 

Tutje, Mustafa tha se mburret që e kishte afër një, siç e quajti ai, ekspert dhe njëri të tillë. 

“E pse iu nevojitet përkrahësve të regjimit që ta lidhin arrestimin e Besnikut me përleshjet politike, ata do duhej të japin përgjigje”, tha Mustafa.