Investim i jashtëzakonshëm: Në Prishtinë hapet lokal që edhe vendet e Evropës do ia kishin zili

I stacionuar në njërin prej lokacioneve më potente të Prishtinës, në Bregun e Diellit, në kryqëzimin e rrugëve “Vëllezërit Gërvalla” dhe “Gazmend Zajmi”, vjen për ju atraksioni më i ri në kryeqytet, “Golden Club”.

“Golden Club” është një investim i mirëfilltë në fushën e gastronomisë, një bar i specializuar për përgatitjen e “Shishave” me shijet më të mira dhe më cilësore në vend e gjithashtu edhe me koktejet që deri tash vetëm mund të keni dëgjuar për ta, shkruan Portali Mërgata.

“Golden Club” në Prishtinë, investim nga mërgimtari Valmir Sopjani, është tanimë një adresë e re për diasporën që këto ditë po kalon ditët e pushimit në vendlindje.

I njëjti ka nisur të funksionojë që tanimë gati një muaj, dhe përbrenda kësaj periudhe të shkurtër kohore ka marrë vëmendjen e klienteles që gjithënjë e më shumë po zgjedhin të frekuentojnë këtë lokal.

Këto janë pamjet e jashtëzakonshme nga brenda “Golden Club”.

 

 

Lokacionin e lokalit mund ta gjeni duke klikuar KËTU.