Zhvillime interesante vijnë nga Haga, atje ku është ftuar të dëshmojë ish-komandanti UÇK-së, Rrustem Mustafa – Remi.
I njëjti do të jetë dëshmitar në ¢ështjen kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, shkruan Portali Mërgata.
Ndonëse ai është thirrur të dëshmojë nga prokuroria, fakti që ai ka qenë komandant në UÇK dhe fakti i dijes së raporteve të tij me krerët e luftës, një dëshmi e tij mund të paraqes material shfajësues për të akuzuarit.
“Javën e ardhshme jam ftuar të dëshmoj bë Hagë. Do ta mbroj të vërtetën e luftës së UÇK-së”, ka thënë Mustafa. PortaliMërgata/