Ia beson veturën edhe flen rehat: Garazha e shqiptarit në Zvicër, “vlon” nga puna

Shqiptarët që tashmë kanë arritur majat e biznesit nëpër vendet e huaja, po iu besohet edhe puna e të huajve në shtetet ku jetojnë.

Njëjtë ka ndodhur edhe me gjilanasin Besnik Ajeti, mërgimtar që tash e disa vite jeton dhe vepron në Zvicër ku udhëheq disa biznese, e ndër to edhe garazhën për servisimin e automjeteve “My Garage Pro Sarl”, shkruan Portali Mërgata.

Në disa foto të shpërndara në rrjetet sociale, shihet garazha e udhëhequr nga shqiptari në Zvicër duke “vluar” nga puna.

Epo kur vjen puna tek suksesi i shqiptarëve, të gjithë bëhemi krenar për depërtimin e tyre në tregjet e huaja, pasi që ka ardhur koha që shqiptarëve t’ju besohen punë edhe më shumë sesa të huajve.

E i gjithë ky sukses i Besnik Ajetit, i njohur për opinionin edhe si “Besnik Benz”, nuk ka ardhur gratis.

Mundi i tij dhe përvoja shumëvjeçare jashtë Kosovës, ka bërë që ai të depërtojë në tregun zviceran s ai përket fushës së sevisimit të veturave, konkretisht, modifikimit të tyre, riparimit etj.

Tashmë edhe shqiptarët jashtë Kosovës, kanë një adresë për riparimet gjenerale, servisimet dhe punët e tjera rreth automjeteve te tyre… ajo është “My Garage Pro Sarl”, me pronar Besnik Ajetin, të cilit po ia besojnë punën.

Garazhën në fjalë mund ta kontaktoni vet dhe të bindeni rreth punës së tyre.

Numrat kontaktues:

022 980 92 93

079 449 00 92

Për ata që nuk e dinë, pronari i kësaj garazhe që jeton e vepron në Gjenevë të Zvicrës, Besnik Ajeti, apo siç njihet “Besnik Benz”, është ndër kontribuesit më të mëdhenj edhe në vendlindje ku në raste të shpeshta ka investuar për mirëqenien publike në qytetin e tij në Gjilan. /PortaliMërgata/