I jashtëzakonshëm në biznes e i pakursyer për vendlindjen: Ju njoftojmë me Besnik Benz, mërgimtarin që kapi majat e afarizmit

Me një stil fort “cool”, buzëqeshje të përhershme në fytyrë, eskstravancë në paraqitje e në qëndrim, ju sjellim sot historinë dhe profilin e Besnik Ajetit nga Lladova e Gjilanit. 

“Besnik Benz”. Kaq mjafton të shkruhet në “Google” dhe të mirret vesh për kontributin e biznesmenit fort të sukseshëm në mërgatë, Besnik Ajetit. Një afarist i spikatur, që ka lënë gjurmë në botën e veturave me kompaninë e tij “MyGARAGE” në Zvicër, shkruan Portali Mërgata. 

Një biznes që ka kapur majat nën udhëheqjen e Besnikut, me dhjetëra punëtorë e me një ambient të jashtëzakonshëm në stil, “MyGarage” renditet si një ndër garazhat më të mira në kantonin e Gjenevës. 

Për suksesin e Besnikut në biznes mund të flitet shumë, njëjtë sikurse mund të shkruhet edhe për kontributin e tij në vendlindje, por jo vetëm. 

Të përmendim një rast: Besniku para pak kohe kishte ndihmuar mjekësinë në Gjilan me një donacion në vlerë hiç më pak se 50 mijë euro. Për këtë shkruante e falënderonte edhe vet ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. 

“Falënderoj donatorin Besnik Benz, i cili jeton me familjen e tij në Zvicër. Është një kontigjent i madh që do të ndikoj në përmirësimin e kushteve në Spitalin Regjional dhe në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Gjilan. Vlera e këtij kontigjenti është mbi 50 mijë euro dhe është për institucionin i cili mbulon mbi 500 mijë banorë. Në emër të qytetarëve të Gjilanit, e falënderoj donatorin dhe jemi mirënjohës për këtë mbështetje të madhe që e dedikon për regjionin tonë”, kishte thënë Haziri për donacionin në formë të pajisjesve sanitare, të cilat atë kohë mungonin në Gjilan. 

Në një vetëmohim të jashtëzakonshëm, Besniku nuk ka hezituar që edhe në raste të tjera të kontribuojë në vendin e tij të lindjes, duke ndihmuar skamnorë, veteranë e kategorit të tjera shoqërore, pa dallim. 

Suksesi i tij i jashtëzakonshëm në afarizëm nuk e ka çuar atë asnjëherë në lartësinë e mendjes së injorimit të kategorive në nevojë. 

Ai njihet si person familjar, me një qasje fort të ngrohtë ndaj njerëzve dhe me humor të mirë. /PortaliMërgata/