Një person mbeti i vrarë mbrëmë në Prishtinë, pas të shtënave me armë zjarri që lanë të plagosur edhe gjashtë të tjerë si dhe të lënduar mbetën gati 20 persona.
Viktima e këtij rasti, Kastriot Ramadani, në fillim u raportua se ishte pjesë e FSK-së, mirëpo që më pas u mohua, shkruan Portali Mërgata.
I njëjti, ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më pas, për një kohë ka qenë pjesë edhe e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).
Deri tash policia ka arrestuar disa persona, teksa në arrati vijon të jetë i dyshuari kryesor, Dukagjin Nikollaj. /PortaliMërgata/
