I dërguari i Gjermanisë i shkon në zyre Kurtit, dalin pak detaje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. 

Takimi ishte planifikuar për në orën 21:30 por nga Kryeministrja kanë njoftuar për ndryshim të agjendës, duke theksuar se takimi tashmë është zhvilluar. 

“Ju njoftojmë se për shkak të ndryshimeve në agjendë, takimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Emisarit të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i paralajmëruar të mbahej sonte në orën 21:30, tashmë është mbajtur dhe ka përfunduar në orët e para të mbrëmjes”, është bërë e ditur në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.