Hoti: Zoti e ruajt Kosovën, se tash për tash s’ka zot shtëpie

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar sërish drejtuesit e institucioneve të Kosovës. 

Deputeti i LDK-së ka thënë se shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, sepse, sipas tij, zot shtëpie nuk ka momentalisht. 

“Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë”. 

Më poshtë edhe postimi i plotë: 

Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington.

Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.

E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje.

Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!