Hoti e kritikon Kurtin për takimin me Lajçakun në Greqi: Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj takimit të kryeministrit Albin Kurti me emisarine BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Takim ky i cili u mbajt në Kretë ku po mbahet një simpozium.

Hoti ka kërkuar që takimet për dialogun të mbahen në Bruksel e Uashington e jo siç është shprehur “nëpër skuta e hotele të plazheve”.

“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ky reagim i Hotit u bë pas bisedës së zhvilluar të hënën me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, për ulje të tensioneve dhe normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.