Historike: Prishtina do t’i organizojë lojërat mesdhetare 2030

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka dhënë lajmin se Prishtina është shpallur fituese për organizimin e Lojërave Olimpike Mesdhetare që do të mbahen në vitin 2030. 

Reagimi i Ramës: 

Lajm historik! 

Prishtina shpallet Organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030! 

Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar.