Historike për mërgatën: Biznesmeni Besnik Benz drekon e nderohet nga presidentja e Zvicrës

Lirisht mund të quhet histori në botën e biznesit. Dhe ka një emër, Besnik Ajeti – Benz.

Biznesmeni me prejardhje nga Gjilani që veprimtarinë e tij e zhvillon në Zvicër, është takuar e ka drekuar me hiç më pak se presidenten e këtij vendi, Viola Amherd, shkruan Portali Mërgata.

Besnik Benz ishte në mesin e tetë shqiptarëve që morën pjesë në këtë drekë që u mbajt në Bernë të Zvicrës.

Aty ishin prezent mbi 100 ambasadorë  botëror.

Ky nderim për Besnik Benz vjen pas suksesit të tij të jashtëzakonshëm në biznesin e veturave në shtetin helvetik.

Ajeti u shpreh i nderuar dhe i respektuar që puna e sakrifica e tij disa-vjeçare po shpërblehet nga instancat më të larta shtetërore të hiç më pak se presidencës zvicerane.  /PortaliMërgata/