“Historike”: Gjermania lëshon vizën e fundit të rregullt në Kosovë

Një moment historik.

Kështu e ka quajtur ambasadori gjerman, Jorn Rohde, vizën e fundit të rregullt Schengen të cilën ia ka dorëzuar një kosovari.

Kjo pasi që nga 1 janari kosovarët do të lëvizin lirshëm pa viza në Evropë.

“Duke festuar një moment historik! Sapo i dorëzova vizën e fundit të rregullt Shengen një shtetasi kosovar. Të emocionuar që kjo epokë po mbyllet më në fund, duke i dhënë rrugë liberalizimit të merituar të vizave në më pak se dy javë!  Duke sjellë shtëpinë dhe diasporën shumë më afër së bashku”, shkroi Rohde.