Historia përlotëse e gazetares që u sulmua në veri

Dorentina Thaçi është gazetarja e cila dje në Leposaviq u sulmua me gurë nga huliganët serbët. 

Ajo pësoi lëndime të rënda në kokë, teksa fotografia pas sulmit tronditi opinionin ku ajo u shfaq e ulur në një karrocë, shkruan Portali Mërgata. 

Por prapa Thaçit, qëndron një histori e dhimbshme ku faktorë janë sërish serbët. 

Gazetarja në fjalë nuk e ka gjallë babain e saj. 

I njëjti ishte vrarë e më pas trupi I ishte djegur nga forcat serbe. 

Atë botë, gazetarja ishte vetëm nëntë muajshe. 

“Duke parë që asnjë nga zyrtarët përgjegjës (Policia e Kosovës, KFOR) që ruan objektin e komunës dhe ministrat, nuk kujdeset edhe për ne, kur jemi cak i sulmeve, ashtu sic ishim dje, na mbetet vetem të shpresojmë që situata të tilla të tmerrshme të mos përsëriten. Ne nuk ndalemi…vazhdojme edhe me te forte”, shkroi ajo dje pas sulmit.