Haxhiu reagon i nervozuar ndaj Kusarit: Deri dje na keni shpiuni, sot po na shani para armikut

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i ka reaguar përmes rrjetit social Facebook shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila në një audio-incizim dëgjohej të fliste për listat e veteranëve me Sllavko Simiqin.

Haxhiu gjithashtu nuk e ka kursyer gjuhën e tij, duke e quajtur Kusari-Lilën dhe Albin Kurtin si ”llomi i shoqërisë kudo që folet shqip”.

Kamishi po ashtu ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të vendit duke i thënë “Krejt dhe Drejt te Radojçiqi”. “Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!!”, tha Haxhiu.

Haxhiu i ka quajtur Kurtin dhe të tjerët “Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit”.

Ai ka pyetur kryeministrin Kurti se  “çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve”.

“Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku. Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë. Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë”, tha Haxhiu.

Postimi i plotë:

Albin & Mimozë: A e dini bre kush jeni ju? Ju jeni llumi i shoqërisë kudo që folet shqip?! 

LVV Krejt dhe Drejt te Radojçiqi!  

Te ai shkojnë pa hezitim këta tradhtarë, kolaboracionista, mashtrues, rrenca, hajna, shpiuna…!!! 

Kërkesën e qytetarëve për Trustin dhe Ligjin për Veteranët e UÇK-së i keni diskutu për me i rrëzu me Listën Serbe. 

Turp ju qoftë! 

Kolaboracionista/e, bashkëpuntorë/e te kriminelëve që ofendojnë ushtarët e plagosur të UÇK-së që kanë derdhur gjak për lirinë e vendit. 

Me çfarë ftyre qëndroni në ulëset e Kuvendit të Kosovës së lirë. 

Albin, çka ke me ju thanë sot nënave gjakovare, ushtarëve të UÇK-së , familjeve të dëshmorëve, të martirëve dhe të zhdukurëve. 

Deri dje na keni shpiunu te armiku sot po na shani para armiku. 

Këta jeni ju, tradhtarë e trushpërlarë. 

Sa herë te na shani para armikut, nuk na ofendoni, por na bani nderë. 

Jemi mësuar me të tilla sharje, spiunazha prej UDB-es, ju veç po e vazhdoni misionin e saj. 

Me të tillë mendësi jugonistalgjike jemi përballur çdo ditë para lufte e po vazhdojmë edhe sot. /PortaliMërgata/