Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar për rastin e asamblistit të VV-së në Prishtinë që u zu me 11 mijë doza drogë, Besnik Mujeci.
Në një postim në Facebook, ai ka kërkuar reagim nga kryeministri Kurti.
“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Mujeci i VV-së u arrestua në Shqipëri nën dyshimin për trafik të drogës së llojit ekstazi.
VV dje vendosi për përjashtimin e tij nga partia.