Hamasi i nis raketat, kancelari gjerman shtrihet për tokë pak para nisjes me avion

Një alarm për raketa të nisura nga Hamasi, por fatmirësisht të shkatërruara nga “Iron Dome”, ka rënë në aeroportin e Tel Avivit pak para nisjes prej andej të avionit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në bord.

Shefi i Bundestagut u detyrua të braktiste avionin dhe të evakuohej me shpejtësi nga autoritetet izraelite pas alarmit, ndërsa në fotot e postuara në platformën X, shihen të shtrirë në pistë anëtarët e stafit të tij.

Siç raporton Welt, pjesë e delegacionit që shoqëronte Scholz kanë qenë edhe gazetarë, të cilët janë detyruar të shtrihen po ashtu në pistë.