Halil Kastrati shuan zërat: Nuk përfshihem në politikë, do vazhdoj me humanizmin

Humanisti i njohur, Halil Kastrati ka hedhur poshtë zërat se do t’i futet garës elektorale me ndonjë parti në zgjedhjet e shkurtit të vitit të ardhshëm.

Me anë të një postimi në Facebook ai ka mohuar pretendimet në media për afrim me ndonjë subjet të caktuar politik, shkruan Portali Mërgata.

Kastrati ka thënë se do vazhdojë me misionin e tij të shenjtë, humanizmin.

POSTIMI I PLOTË:

Sqarim lidhur me spekulimet rreth përfshirjes sime në politikë:

Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta.

Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike.

Fokusimi im mbetet në projekte të tjera që kanë të bëjnë me humanizmin dhe kontributin për të gjithë ata që kanë nevojë.

Andaj ju lutem mos bini pre e lajmeve të rreme që bëhen vetëm për klikime.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Zoti, kurrë mos ju humbtë!