Faqja zyrtare e Bankës Raiffeisen në Kosovë në rrjetin social Facebook është hakuar, shkruan Insajderi.
Para pak minutave, në profilin e Raiffeisen Bank është publikuar një fotografi e një personi dhe në mbishkrim thuhet ‘hacker’.
Këtë sulm ndaj Raiffeisen Bank, komentuesit e kanë marrë me shaka, por nuk kanë munguar as lutjet ndaj “Hakerit”.
“Fshima kredin o boss”, “O shlyna qato kredia vlla me qet harq”, janë disa qytetarë që i kanë drejtuar lutje në komente hakerit që ka sulmuar Raiffesen Bank.
Sipas raportimeve në media, faqja zyrtare e bankës është rikthyer, ndërsa edhe një herë u dëshmua se kosovarëve nuk ju mungon humori as në raste të rënda si sulmet kibernetike drejt bankave, ku në shumë raste ka ndodhur edhe vjedhja e të dhënave të qytetarëve të Kosovës.