“Hajn, hup atje” – Buzhala i reagon keq Sveçlës

Gazetari, Berat Buzhala, i ka reaguar ashpër ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, pasi ky i fundit tha se bashkë me Vehbi Kajtazin, shefi i mediumit “Nacionale” është organizator i protestës së veteranëve. 

Në një postim në Facebook, Buzhala iu drejtua me fjalët “hajn” dhe “hup atje” ministrit, shkruan Portali Mërgata. 

“Veteranet po i mobilizon Hekuran Murati, kur thote qe me mire me pas luftu me mercenare, se me i pase veteranet neper kame me i pagu”, shkroi Buzhala. 

Sipas Buzhalës, një gjuhë e tillë e ministrit, është nxitëse dhe kërcënuese. 

Postimi i plotë: 

Hajni i SOS’it qe eshte edhe minister i Puneve te Brendshme: 

Ky manipulant po rren: Berat Buzhala nuk e ka thirre kete proteste. Une si qytetar e mbeshtes kete proteste, por as nuk e kam organizu, e as nuk i kam mobilizu veteranet.  

Veteranet po i mobilizon Hekuran Murati, kur thote qe me mire me pas luftu me mercenare, se me i pase veteranet neper kame me i pagu  

Veteranet po i mobilizon Mimoza, kur shkon e qahet para punetorit te Milan Radojciqit per veteranet.  

Gjuha e ministrit te Policise, si e tille ne kete status, eshte kercenuese dhe nxitese. Paramendojeni: Mimoza ka fole me Milanin, e ky i sulmon ata qe e kane publiku.  

Hup atje. /PortaliMërgata/