Një burrë në Shkabaj të Prishtinës siç duket është në hall të madh nga gruaja e tij.
Për këtë, ai ka kërkuar ndihmën e policisë, shkruan Portali Mërgata.
Tek organet e rendit, ai ka thënë se gruaja e tij me të cilën po bashkëjeton që disa muaj e ka rrahur atë.
Përveç sulmit, ajo I ka shkaktuar edhe lëndime burrit të saj.
Policia më pas ka intervenuar duke arrestuar të dyshuarën.