Gruaja e Nasim Haradinajt flet për kthimin e tij në shtëpi: Ai ka qenë gjithmonë “top i pamposhtur”

Tashmë Nasim Haradinaj është kthyer nga Haga në Kosovë.

Posa ka arritur në vendlindje, ai ka vizituar varrin e babait të tij të ndjerë, ndërsa ka vazhduar rrugën për në shtëpinë e tij në Gllogjan, shkruan Portali Mërgata.

Sipas raportimeve në media, Haradinaj e kishte pasur të vështirë në burg largësinë nga familja dhe gruaja e tij, andaj edhe i është mundësuar liria me kusht.

Në Gllogjan, para mediave ka folur edhe gruaja e Nasim Haradinajt, Xhejlane Haradinaj.

Ajo ka thënë se e ka kaluar me vështirësi kohën larg Nasimit, ndërsa ka deklaruar se Nasimi “ka qenë gjithmonë një top i pamposhtur”. /PortaliMërgata/