Grenell irritohet nga prania e KFOR-it në veri: Ky është “okupim”

Ish-emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, ka reaguar për zhvillimet e sotme në veri.

Me anë të një postimi në Tëitter, Grenell ka thënë se situata ka eskaluar nga “paqe dhe progres gjatë presidencës së Trump, në kaos dhe okupim nën presidencën e Biden”.

“Trupat e NATO-s kanë marrë përsipër ndërtesat në Kosovë. Trupat amerikane dhe paratë amerikane. Ne shkuam nga paqja dhe progresa nën presidencën e Trump, në kaos dhe okupim nën presidencën e Biden”, shkroi Grenell.

Në veri ndërkaq janë parë forca të shtuara të policisë dhe KFOR-it.