Grabitësit me motor tmerrojnë punonjësit e këmbimores, i mbyllin në banjo dhe vjedhin mbi 40 mijë euro

Një grabitje ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, më saktësisht në rrugën Vushtrria të lagjes Tophane në kryeqytet.

Në këtë rast, është grabitur këmbimorja “Ex-Coins”, ku dëmi i shkaktuar po dyshohet të jetë 40-50 mijë euro.

Sipas raportimeve të mediave vendore, dy grabitësit e dyshuar kishin ardhur tek lokali me një motor, të veshur në rroba me ngjyrë të mbyllët, në kokë kishin helmeta dhe se ishin të armatosur me armë të gjata.

Punonjësit e lokalit dyshohet se janë detyruar të futen në banjo pas kërcënimit nga grabitësit.

Policia nuk ka arritur ende të kap të dyshuarit. /PortaliMërgata/