Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimeve në Bruksel të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç sa i përket situatës në veri.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se pa u liruar 3 policët e Kosovës që po mbahen të arrestuar në Serbi, nuk do të ketë asnjë përparim të vërtetë.
Ndërkohë shton se sapo policët të kthehen në shtëpi, Franca dhe Gjermania duhet të ndërhyjnë me veprime të forta për të ndaluar këtë spirale absurditeti.
Postimi i Rames:
Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! POR Gjëja e parë E PARË: LIRONI 3 POLICËT