Një mërgimtar që ka kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi është dënuar nga Gjykata me 700 euro gjobë.
Kjo është bërë e ditur nga vetë gazetari i cili tha se ai është arrestuar në momentin që ka hyrë në kufi me Kosovë.
Më tutje Kajtazi ka thënë se diaspora është duke u shkurruar e këtë shkatërrim është duke e bërë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Postimi i plotë i Kajtazit:
Dje me erdhi një vendim gjykate. Nje person qe me ka kercenu me jete eshte dënuar 700 euro. Tipi jeton ne Paris. Ne momentin qe ka hy ne kufi e kane arrestu.
Kish kerku falje, ndonëse unë nuk kam qene ne seance.
Ajo qe po du me thane eshte se nja 5 bashkatdhetare tane jane denu kete muaj per kercenime. Ne vend qe me shku ne familjet e tyre, ata fillimisht shkojne ne burg.
Çka po du me thane me kete eshte se diasporen jemi tu e shkaterru. Me saktesisht eshte tu e shkaterru Albin Kurti. I ka ba kriminela e budalle. Kjo eshte fatkeqesi per neve, per ta, per vendin.
Pushime te kendeshme njerezve te mire te vendit tone! Debillat para drejtesise. /PortaliMergata/