Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës.
Ende nuk dihen arsyet e të shtënave që kanë traumatizuar qytetarët që kishin dalë mbrëmjen e së premtes, shkruan Portali Mërgata.
Sipas raportimeve deri më tani dyshohet se janë 7 persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në qendër të Prishtinës.
E plagosur dyshohet se ka mbetur edhe një vajzë, ndërsa është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin.