Një vajzë në Kosovë ka denoncuar padrejtësinë dhe paragjykimin që i është bërë kur ka aplikuar për një vend pune në një butik.
Ajo në grupin “Network Gjilan”, ka thënë se shefi i këtij lokali, i ka thënë asaj se duhet të vijë në dyqan e rregulluar e e veshur me fustan, shkruan portali mërgata.
Ajo shton se shefi i dyqanit ia ka cekur se është e ndaluar që në punë të vijë me “duks” e rroba sportive.
Më poshtë gjeni denoncimin e plotë të gjilanases:
Përshendetje,po du me nda nje hall me ju.A eshte e ndalume qe qdo vajz mos me punu qysh nihet vet apo duhet me kan e kufizume prej shefit.E pash me nje butik kerkojm puntore edhe i pyta e nfund mtha shefi qe Duhesh mem ardh e rregullume n’pun,duhesh me u zbukuru,duhesh me ardh edhe n’fustan besa tash nkohen e sezones.
A thu nqfar vendi jem tu jetu,a menon aj qe ka vajza e njojta munet mi ndodh edhe ati.
Pasha zotin u ba tmerr edhe me u tut me punu,se meniher t’gjykojn.
Se sipas ni shefit koka e ndalume qe ni vajz me vesh duksa,me vesh trenerka,po me vesh funda,fustana,e me ardh deshh.
Tmerrrrrr.Kjo ka ndodh n’komunen e gjilanit.
Postone ju lutem,ta din nqfar shekulli po jetojm. /PortaliMergata/