Gjigant në Gjermani, modest në Kosovë

I jashtëzakonshëm në biznes, e super-modest si njeri. Është ky Faton Blakqori, biznesmeni nga diaspora që suksesi në fushëveprimtarinë e tij në Evropë, nuk ia largoi kurrë “këmbët nga toka” për njerëzit e tij në vendlindje, në Kosovë, në Llap.

Vera ka ardhur, çdo qytet i Kosovës gumëzhin ndryshe. Nëse një dalje e zakonshme në sheshin e qytetit tuaj dikur të jepte përshtypjen e një qyteti të braktisur në të cilin jetonit vetëm ju dhe dhjetra njerëz, tash nuk është e tillë. Dita, bashkë me natë tash frymojnë. Diaspora ka ardhur në shtëpitë e tyre. Tash më shumë se kurrë sheh fytyra të lumtura. Rini plot jetë. Emocion. Përmallim, shkruan Portali Mërgata.

Njerëzit, të gjithë duken të zakonshëm, ndonëse në jetë, me të bëmat e tyre, janë të jashtëzakonshëm. I tillë duket të jetë edhe Faton Blakqori, në dukje një emër i zakonshëm, për një shumicë dërrmuese i panjohur. Por për ata që e njohin, nuk është i rëndomtë.

Në një artikull të mëhershëm patëm folur për “LEON Dienstleistungen”, kompani me seli në Gjermani, me pronar pikërisht Fatonin. E specializuar në krijimin e paneleve solare, me sistem të marrjes me qira të tokave nga gjermanët, e shndërrimit të tyre në bazë prodhimi të energjisë së padëmshme për ekosistemin. Partner i jashtëzakonshëm me “Deutsche Bahn”, duke i ndihmuar në logjistikë e transport,  përfshirë mirëmbajtjen e shinave dimërore, sigurinë e binarëve e menaxhimin e vegjetacionit.

Me qindra punëtorë shqiptarë që tashmë janë socializuar në shoqërinë gjermane, punojnë në “LEON Dienstleistungen”. Sukses i jashtëzakonshëm për Fatonin dhe bashkëpunëtorët e tij, apo jo?

Por kjo duket të mos ketë ndonjë rëndësi për mërgimtarin të cilin po flasim, kur shohim modestinë e tij që ka ai në raport me simbolet kombëtare, shoqërinë e tij në Kosovë, aktivitetet që bën në Llap.

I dashuruar në sharki e çifteli, këngë patriotike për heronj e për mëmëdhe.

Adhurues e përkrahës i bizneseve vendore. Pjesëmarrës në aktivitete të shumta që kanë të bëjnë me mërgatën, Fatoni së fundmi, i veshur me rroba kombëtare edhe në manifestimin “Ditët e Diasporës” që nis nesër në Llap.

Dhe nuk është e vetmja. Ai është pjesë e Shoqërisë Kulturore Artistike “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Shpesh shfaqet me sharki e çifteli në oda të ndryshme bashkë me shokët nga kjo organizatë.

Faton Blakqori i dëshmoi edhe njëherë lidhjet e forta që ka krijuar ndër vite me punën e tij kur në maj të këtij viti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati takime të rëndësishme me kongresistë e senatorë.

Edhe kësaj radhe, nuk e la anash modestinë. Paraqitej me çifteli herë pas here, e madje mori edhe pjesë në manifestimin(programin) artistik për nder të heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

 

Faton Blakqori, është ndër të paktit, që then mitin e një mërgimtari që shfaq në Kosovë jetën që nuk e bën në shtetin e Evropës ku jeton e punon. Ai e bën të kundërtën në fakt. Thjeshtësinë që reflekton në vendlindje, duket të mos ta ketë në Gjermani, atje ku nuk është njeri i jashtëzakonshëm.

Investimet në Kosovë ai nuk i ka harruar. Në një bisedë të mëhershme që kemi pasur me të, thoshte se projektin me panele solare do të ndërtojë edhe në Kosovë, atëherë kur shteti t’ia plotësojë kushtet me leje e parcela.

E deri në atë moment, ne duket se do na duhet t’i duartrokasim Fatonit, njëherë për suksesin në Gjermani, e dy herë për modestinë dhe njeriun që është. /PortaliMërgata/