Gjermani dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e kosovarit

Një gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një kosovari.

Vendimi u mor të martën nga Gjykata e Freiburgut.

Vrasja ka ndodhur në muajin janar në Freiburg-Betzenhausen , shkruajnë mediat gjermane.

Gjermani e kishte qëlluar në gjoks me armë zjarri kosovarin, i cili ishte i dashuri i ish-gruas së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në përballë banesës së gruas në Freiburg.

Ndërkaq viktima vdiq në spital dhe u varros disa ditë më vonë në Kosovë.

Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm edhe familjarët e kosovarit, të cilët duartrokitën kur gjykata vendosi dënimin burg përjetë.

Pas vendimit, avokati i të akuzuarit tha se do të ankohet.

30-vjeçari gjerman dënimin e dëgjoi në heshtje, ndërkaq pasi kryetari i trupit gjykues e lexoi vendimin dhe arsyetimin e dënimit, ai u shtri përtokë dhe qante.

Raportohet se i akuzuar kishte shkuar me veturë tek banesa e ish-gruas.

Ai donte të shihte vajzën e tyre tetëvjeçare.

Papritur ai ka nxjerrë revolen dhe e kishte qëlluar në kraharor (kosovarin), partnerin e ish-bashkëshortes së tij.

Banorët e asaj lagje kanë pasur kritika për ekipet e shpëtimit.

Thuhet se ata kanë mbërritur tek i plagosuri gjysmë orë pas policisë, por që këto akuza u mohuan nga autoritetet.