Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i ka reaguar fort ashpër kryeministrit, Albin Kurti, pasi ky i fundit refuzoi takimin me homologun e tij shqiptar, Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Musliu ka thënë se Kurti është në gjendje që më lehtë t’ia falë krimet e gjenocidin Vuçiqit, se sa Ramën që sipas saj e ka shkatërruar tentimin e Kurtit për të ndërhyrë në zgjedhjet e brendshme në Shqipëri.
Postimi i plotë:
Albini ma leht ja falë Vuçiqit krimet e gjenocidin që ka ndodhë në Kosovë se sa qe ja falë Kryeministrit Rama qe e e ka shkatërru tentativen e Albinit për të ndërhyrë ne zgjedhjet e brëndshme të Shqipërisë përmes VV ! Inatin e madh e ka thiu!
#Mashtrues #Zhyll #Demagog #Rrenc.